Lajmet

LDK: Ahmeti e Sejdiu e kanë shndërruar Prishtinën në një klub banditësh

30.07.2016 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
LDK: Ahmeti e Sejdiu e kanë shndërruar Prishtinën në një klub banditësh

Përgjegjës për humbjen e jetëve për qëllime politike. Njerëz që e kanë shndërruar Prishtinën në një klub banditësh ku sulmojnë policinë. Kanë ndihmuar Kosovën në dështimin për t’u anëtarësuar në UNESCO. Po pengojnë liberalizimin e vizave. Këto janë disa prej akuzave që LDK ka drejtuar ndaj Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, Nënkryetarit të Prishtinës.
Për këtë të fundit kanë thënë se po gjen kohë të merret me politika nacionale e s’po bën asgjë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Prishtinës.

Reagimin i plote i LDK-së:

“Nënkryetari histerik i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, paska gjetur kohë që të merret me qeverisjen qendrore dhe demarkacionin.

Njeriu që organizonte turmat për të hedhur molotovë mbi policët dhe stacionin policorë në Prishtinë, tani, në vend që të merret me ujërat e zeza në lagjen Kalabria, të mbyll gropat nëpër rrugët anekënd Prishtinës, të kujdeset për pastrimin e mbeturinave nëpër qytet, të vejë rregull në trafikun urban, e të bëjë ndonjë punë të hairit, i lejon vetes që të merret me politika nacionale.

Sejdiu dhe shefi i tij, të cilët janë përgjegjës edhe për humbje të jetëve të njerëzve në Prishtinë për shkak të papërgjegjësisë dhe mosreagimit me motive politike, do të mbahen mend për shndërrimin e Komunës në klub banditësh që synojnë djegien e policëve e qytetarëve, objekteve private e publike dhe shtëpitë private e makinat familjare. Me veprimet e tyre kriminale ata i pamundësuan Kosovës anëtarësimin e UNESCO ndërsa tani i kanë venë vetes qëllim që të pamundësojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagimin e LDK-së. /Lajmi.net/

LDKPRISHTINESHPEND AHMETIDARDAN SEJDIU

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

AUV-i tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA, konstatohet tejkalim i aflatoksinës

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Shahini: Investitorët po tregohen më të rezervuar, ndërsa Shqipëria rrezikon shtyrjen e investimeve të reja

Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor

Çitaku: Kosova në BE, NATO dhe OKB mbetet vizioni ynë kombëtar

Hoxhaj: Pasi komisionerja Kos po lobon për dënimin e katërshes së UÇK-së, në Bruksel tash po lëshon edhe këngë nacionaliste serbe

Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin

Kraki godet Qeverinë: Dmth paskemi ble rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetë pa rrymë – dy herë dështim

Ymeri ironizon me VV-në pas ndaljes së tregtisë së energjisë me kompanitë serbe: Çka do të thoni në Kuvend, se ka gabuar “AlbinBaba”?

“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës”, Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Terras reagon për këngën nacionaliste serbe: Provokim ose injorancë, BE-ja t’i japë llogari Kosovës

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në veri