Laudrup: Kam folur me Hazardin, do t’i bashkohet Real Madridit

E publikuar: 15/07/2018 07:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ylli i Chelsea, Brian Laudrup beson se Eden Hazard është gati të bashkohet me Real Madridin.

Një numër lojtarësh kanë qenë të lidhur me mbushjen e zbrazëtirës së mbetur nga largimi i Cristiano Ronaldos, i cili u transferua te Juventusi.

Njëri nga emrat më të përfolur ishte pikërisht ylli belg i Chelseat, Hazard, i cili pas fitores ndaj Anglisë deklaroi se Real Madridi është klub ëndrrash.

Edhe Laudrup këmbëngul se do të jetë sulmuesi belg 27-vjeçar i cili do të shkojë në kryeqytetin spanjoll pas shfaqjeve të tij të jashtëzakonshme në Kupën e Botës.

Laudrup me fanellën e Bluve (Getty Images)

“Unë fola me Eden Hazard disa ditë më parë”, ka thënë fillimisht Laudrup për Sportske Novosti.

“Ai është duke u përgatitur për një lëvizje në Real Madrid dhe kjo është një lëvizje e mirë për të dhe për Realin”.

“Përsëri në Rusi, ai tregoi se sa i mirë është. Ai është lojtar i kalibrit botëror”, përfundoi ish-ylli i Bluve.

Çmimi i transferimit të yllit belg mendohet të jetë rreth 200 milionë euro. /Telegrafi/