Lakers hakmerren ndaj Sacramentos, triumfojnë në Stamples Center

E publikuar: 31/12/2018 09:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Los Angeles Lakers është rikthyer te fitoret në NBA pas dy humbjeve radhazi.

Skuadra nga Kalifornia ka mposhtur para adhuruesve të vet rivalin nga Konferenca e Perëndimit, Sacramento Kings me shtatë pikë diferencë 121:114.

Në fakt kjo ishte një hakmarrje nga Lakers për Kings që para tri dite i mposhtë me një tre pikësh në sekondën e fundit.

Edhe në këtë takim për vendasit mungoi LeBron James, por ndeshjen në dorë e morri Caldwell-Pope.

Pope ishte fantastik në këtë takim me 26 pikë e tre kërcime, ndërsa u ndihuma edhe nga Josh Hart me 22 pikë e shtatë kërcime si dhe Brandon Ingram që shtoi 21 pikë të tjera e nëntë asistime.

Për mysafirët më efikasi ishte DeAron Fox me 26 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Dallas Mavericks nëpërballje me Oklahoma City Thunder 105:103.

Ylli slloven, Luka Doncic ishte fantastik në këtë mbrëmje duke shënuar 25 pikë e shtatë asistime.

Për Oklahoman nuk mjaftuan as 36 pikët e Paul George për të marrë fitoren. /Telegrafi/

Rezultatet:

Miami Heat – Minnesota Timberwolves 104:113

Toronto Raptors – Chicago Bulls 95:89

Dallas Mavericks – Oklahoma City Thunder 105:103

Portland Trail Blazers – Philadelphia 76ers 129:95

LA Lakers – Sacramento Kings 121:114