Lajcak: Dialogu duhet t’i sjellë njohje të plotë ndërkombëtare Kosovës

14.09.2021 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lajcak: Dialogu duhet t’i sjellë njohje të plotë ndërkombëtare Kosovës

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi ka thënë se mandati i tij në procesin që po e udhëheq duhet t’i sjellë Kosovës njohje të plotë ndërkombëtare.

Miroslav Lajcak ka përsëritur se mandati i tij është lehtësimi i një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Procesi thotë ai, është në duart e dy palëve – ai shpjegon se si e kupton mandatin e tij.

“Mandati në procesin që po udhëheq duhet t’i sjellë Kosovës njohje të plotë ndërkombëtare, konsolidim dhe kontroll në të gjithë territorin e saj dhe përparim të rëndësishëm në integrimin evropian. Në të njëjtën kohë, procesi duhet të krijojë vende pune, të zhvillojë ekonominë si dhe të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve në sundimin e ligjit.”, tha Lajçak.

Ai tha se Bashkimi Evropian nuk e detyron askënd të bëjë asgjë dhe se zgjidhja e arritur me forcë nuk është e qëndrueshme.

“Nuk është marrëveshje e Bashkimit Evropian apo e Washingtonit. Një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Ata duhet të qëndrojnë prapa marrëveshjes, t’ua shpjegojnë atë qytetarëve të tyre, ta mbrojnë dhe zbatojnë atë. Ne do të bëjmë pjesën tonë të punës, por ne duhet të jemi të saktë se për çfarë lloj procesi po flasim”, shtoi Lajcak.

Në këtë panel kanë folur edhe raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon dhe gjithashtu zëvendësi i Matthew Palmer, Gabriel Escobar.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Kërkoj mbështetjen tuaj për një Gjilan për të gjithë!

Abazoviq për “Ballkanin e Hapur”: Na duhet një nismë rajonale e cila do të jetë funksionale

Escobari përsërit mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-këshilltari i Kurtit: U bëj thirrje qytetarëve të Mitrovicës të mos e votojnë një analfabet si Agim Bahtiri

Kosova bëhet gati edhe për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

Fjalimi përmbyllës i kryetarit Alban Hyseni:

Uran Ismaili: Me mua kryetar, drejtorët në Komunën e Prishtinës, nuk do të jenë partiak

Osmani përplaset me ministrin serb në Këshill të Sigurimit: Serbia ende fle në varreza masive

Vendos Qeveria, hiqet ora policore për zyrtarët në zgjedhje

Haziri: Kompania ABC Design shembulli më i mirë i rritjes së punësimit gjatë kohës së pandemisë

Osmani e fton Selakoviqin të kërkojë falje për masakrat në Kosovë

A kreu Ministri Rakiq vepër penale me deklaratën për “Natën e Kristaltë në Veri”, flet ish-kryetari i Gjykatës Supreme

Lutfi Haziri, para 23 vitesh ishte arrestuar nga Serbia nën akuzën për terrorizëm

Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB: Të përmbyllet misioni i UNMIK-ut, dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Osmani në KS të OKB-së: 22 vite më parë ju kam përcjellë në TV si refugjate e ikur nga ushtria e Serbisë, sot si Presidente e Kosovës

Gjykata jep detaje për lirimin e Enver Sekiraqës në arrest shtëpiak