La Coruna 2-4 Barcelona, notat e lojtarëve

E publikuar: 30/04/2018 02:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka fituar në udhëtim te Deportivo La Coruna me rezultat 2-4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të La Ligas.

Gjiganti katalunas ka marr një fitore në udhëtim te La Coruna, fitore kjo e cila i ka shpallur matematikisht kampion në La Liga për të 25-tën herë në histori të klubit.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Lucas Perez (40′), Emre Colak (62′) për vendasit, ndërsa për Barcelonën shënuan Philippe Coutinho (7′) dhe Lionel Messi (38′, 82′, 85′).

Lojtari i ndeshjes është pikërisht sulmuesi argjentinas Messi, i cili pas het-trikut të shënuar u vlerësua me notë maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për dyshen e mbrojtjes së vendasve, Fabian Schar dhe Raul Albentosa, të cilët u notuan me 5.9. /Telegrafi/

La Coruna:

Te La Coruna dështuan edhe Valle dhe Krohn-Dehli

Barcelona:

Te Barça shkëlqyen edhe Suarez dhe Coutinho