Ky është tmerri që fshihet pas kësaj fytyre ëngjëllore

E publikuar: 26/10/2016 09:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë 25-vjeçare, e dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e bashkëshortit të saj, pilot i ushtrisë amerikane, u gjet e vdekur në burg. Amber Hilberling akuzohej se e shtyu burrin e saj nga dritarja e katit të 25-të të pallatit ku banonin.

Në kohën e ngjarjes ajo ishte shtatzënë në muajin e shtatë. Sipas zyrtarëve të policisë, ajo u gjet e vdekur e varur në qelinë e saj dhe u shpall e vdekur në orën 17:33.

Hetimet për të saktësuar shkakun e vdekjes vazhdojnë, por sipas burimeve nga burgu raportohet se vajza ka kryer vetëvrasje duke u vetëvarur, shkruan “Daily Mail”.