Kuvendi Kombëtar i PD-së e miraton: Përjashtohen nga funksionet në parti personat e shpallur “non-grata” nga ShBA

E publikuar: 18/12/2021 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar propozimin e Kryesisë që personat e shpallur ‘non grata’ nga qeveria e SHBA-së nuk duhet të kenë asnjë funksion drejtues në PD.

“Me propozim të Kryesisë, në mbledhjen e djeshme, pas një debati të gjerë brenda kryesisë, i propozohet Kuvendit Kombëtar që në funksion të ardhmes të PD e Shqipërisë, vendos shpallja ‘non ngrata’ nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD”, tha kryetari i Komisionit për drejtimin e punimeve të Kuvendit të PD, Jemin Gjana.

Ky propozim i Kryesisë u miratua sot në mënyrë unanime nga delegatët e PD.