Kusari – Pecit: Fokusoheni në punët tuaja të ministrisë, mediat ka kush i vlerëson

E publikuar: 29/05/2025 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në detyrë Faton Pecit, i cili tha se nuk i merr parasysh mediat në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Kusari thekson se Peci duhet të fokusohet në punët e tij në ministri dhe çështjet që i ka me organet e drejtësisë.

“E inspiruar nga deklarata juaj e sotme, të cilën nuk po e ripublikoj për të mos përsëritur fjalët që po i shpërndani, ju lus që të fokusoheni në punët tuja në ministri dhe në këto çështjet që i keni me organet e drejtësisë.

Ju njoftoj që mediat ka kush i vlerëson.

Ju e keni vetëm një obligim në raport me media – të ofroni qasje në dokumente publike dhe të jepni llogari para mediave në detaje. Deri më tani jeni ndër ministrat e paktë që megjithatë keni japë llogari në media, gjë të cilën unë personalisht e vlerësoj tej mase. Sulmet ndaj mediave, nuk ju bëjnë nder dhe nuk ju ndihmojnë”, shkroi ndër tjerash Kusari.