Lajmet

Kurti: Serbia kaloi nga mohimi në adhurim shtetëror të gjenocidit

08.09.2026 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: Serbia kaloi nga mohimi në adhurim shtetëror të gjenocidit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj ceremonive shtetërore të zhvilluara në Serbi për varrimin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiq.

Kurti e cilësoi Mlladiqin si përgjegjësin kryesor të masakrës së Srebrenicës, ku në korrik të vitit 1995 u vranë 8.372 boshnjakë, kryesisht burra dhe djem.

Sipas Kurtit, gjenocidi në Srebrenicë është një fakt historik i dëshmuar përmes varrezave masive, identifikimeve forenzike, dëshmive të të mbijetuarve dhe dokumentimit të operacionit të vrasjeve dhe fshehjes së trupave.

Ai kritikoi ashpër mënyrën se si shteti serb e përcolli Mlladiqin, duke theksuar se ai u soll me aeroplan qeveritar, u mbështoll me flamur dhe u përcoll me ushtri, ministra, klerikë të lartë dhe orkestër.

“Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore”, u shpreh Kurti.

Duke e krahasuar Ratko Mlladiqin me Slobodan Millosheviqin, Kurti tha se “kasapi i Ballkanit” kishte shumë “thika”, por Mlladiqi ishte “sëpata e tij kryesore”.

Kurti e lidhi ceremoninë edhe me zhvillime të tjera historike në Serbi, duke pretenduar se spektaklet shtetërore rreth figurave të lidhura me krimet e luftës përbëjnë sinjal shqetësues për rajonin.

“Nga dita e djeshme, mohim është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”, përfundoi Kurti.

Postimi i plotë:

Pardje e kemi shënuar 27 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës. Të shtunën e kemi shënuar 29 vjetorin e shkuarjes në amshim të Nënë Terezës dhe 10 vjetorin e shenjtërimit të saj nga Papa Françesku. Ndërsa dje, e kemi shënuar ditën e Kushtetutës së Republikës së Parë të Kosovës nga viti 1990, apo siç njihet në mënyrë të popullarizuar, të Kushtetutës së Kaçanikut.

Në anën tjetër Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës ku u vranë 8.372 boshnjakë, kryesisht burra e djem, në korrik të vitit 1995.

Gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dëshmuar nga varrezat masive, identifikimet forenzike të mijëra viktimave, dëshmitë e të mbijetuarve dhe dokumentimi i hollësishëm i operacionit të vrasjes dhe fshehjes së trupave, jo interpretim historik apo akuzë politike. Burrat dhe djemtë boshnjakë u ndanë nga familjet, u ekzekutuan sistematikisht dhe u hodhën në varreza masive; pastaj shumë prej trupave të tyre u zhvarrosën e u shpërndanë në varreza dytësore e tretësore për t’i fshehur gjurmët e krimit. Ratko Mlladiq ishte komandanti i kësaj makinerie, jo dëshmitari i saj.

Sllobodan Millosheviq është quajtur me të drejtë kasap i Ballkanit dhe ky kasap ka pasur shumë thika, por Ratko Mlladiq ishte sëpata e tij kryesore, të cilin e glorifikojnë tash Beogradi zyrtar.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi më 2007 se Serbia kishte shkelur detyrimin e saj sipas Konventës së Gjenocidit për ta parandaluar gjenocidin në Srebrenicë dhe se, duke mos e transferuar atëherë Mlladiqin për gjykim, kishte dështuar të bashkëpunonte plotësisht me Tribunalin. Shteti që për vite nuk e dorëzoi te drejtësia, dje e solli kufomën e tij me aeroplan qeveritar, e mbështolli me flamur dhe e përcolli me ushtri, ministra, klerikë të lartë e orkestër. Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore.

Nga varrimi i priftit serb Nikolaj Velimiroviq në maj 1991 e deri te varrimi i Ratko Mlladiqit në shtator 2026, Serbia organizon spektakle morbide për gjakderdhje të ardhshme.

Me shërbimin e përlotur fetar të djeshëm të Patriarkut Porfirije te kufoma e Ratko Mlladiqit, Serbia po konfirmohet si teokraci militariste ku politikanët e tyre ftohen për tifozeri klubesh të ndryshme të ligës së njëjtë.

Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

Kurti për Kodin Civil: Ka 997 faqe e 1 mijë e 630 nene, në fillim të javës së ardhshme mblidhet grupi punues

Kurti për Kodin Civil: Ka 997 faqe e 1 mijë e 630 nene, në fillim të javës së ardhshme mblidhet grupi punues

Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Burri i Albulena Haxhiut e akuzon Daut Haradinajn për mercenarizëm: “Dauti e Samiu kanë me puthë tokën kur të arrestohen”

Burri i Albulena Haxhiut e akuzon Daut Haradinajn për mercenarizëm: “Dauti e Samiu kanë me puthë tokën kur të arrestohen”

Serwer: Nëse BE-ja i kërkon gjithçka Kosovës dhe asgjë Serbisë, dialogu nuk çon askund

Serwer: Nëse BE-ja i kërkon gjithçka Kosovës dhe asgjë Serbisë, dialogu nuk çon askund