Kurti: Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur

E publikuar: 30/09/2021 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me marrëveshjen e sotme në Bruksel është vendosur reciprociteti i targave të automjeteve.Kurti ka shkruar se targat e të dyja shteteve do të mbulohen.

“Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar në Jarinje dhe Bërnjak më 20 shtator për të mbrojtur vendkalimet dhe policinë kufitare nga bllokuesit e rrugëve dhe qarkullimit të lirë”, ka shkruar ai.