Kurti në World Affairs Forum: Kosova të bëhet pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s

E publikuar: 22/05/2022 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar si folës në World Affairs Forum.​

Stabiliteti institucional dhe qeverisja demokratike në Kosovë u theksuan nga kryeministri në fjalën e tij.

Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se e ai e veçoi renditjen e Kosovës në vendin e parë sa i përket sundimit të ligjit në Ballkan sipas World Justice Project, ngritjen për 17 vende sa i përket luftës kundër korrupsionit sipas Transparency International dhe ngritjen për 17 vende më lart sa i përket lirisë së mediave sipas Reporterëve pa Kufij.

“Si aleat dhe mik i pashmangshëm, na duhet ndihma e ShBA-ve për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s”, tha Kurti.

Kryeministri ftoi biznesmenët amerikanë po ashtu edhe ata shqiptaro-amerikanë që të investojnë në Kosovë./InfoSot/