Kurti i lë “700 punë” vetëm për t’u thënë gjakovarëve ta votojnë Kusari-Lilën

E publikuar: 13/10/2021 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti, të martën ka qenë në Gjakovë për ta përkrahur kandidaten e partisë së tij në zgjedhjet e 17 tetorit, Mimoza Kusari-Lilën.
Kurti gjatë kësaj vizite ka thënë se i ka 700 punë, por asnjëra, sipas tij, nuk ishte më e rëndësishme se të shkonte në këtë komunë për t’u thënë qytetarëve ta votojnë Kusari-Lilën.“Unë i kom 100 punë, po më duket pak me thanë i kom 100 punë, unë i kom 700 punë, ama nuk kom punë ma të rëndësishme se me ardhë këtu në Gjakovë edhe me thanë votojeni Mimoza Kusari-Lilën”, ka thënë Kurti.
Kujtojmë se Mimoza Kusari-Lila ka ushtruar detyrën si kryetare e Gjakovës për një mandat, gjatë periudhës 2013-2017.