Kurteshi, Hazirit: Përse nuk më ke parë kurrë duke luajtur futboll; Haziri, Kurteshit: Me siguri ke qenë lojtar rezervë

E publikuar: 10/11/2017 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në debatin në mes të Lutfi Hazirit dhe Sami Kurteshit – kandidatë për kryetar të Gjilanit – është prodhuar një moment interesant në fund të emisionit në Klan Kosova.

Kurteshi ka treguar se si i ri ka luajtur futboll në Gjilan, por Haziri tha se përkundër se ka shikuar shumë futboll asnjëherë s’mban mend ta ketë parë Kurteshin tek luan.

Më vonë, kur ishte radha e pyetjeve dikekte që kandidatët ia bëjnë njëri tjetrit në kuadër të emisionit Magazina Lokale, Kurteshi e ka pyetur Hazirin se “përse nuk më ke parë asnjëherë duke luajtur futboll”, kurse me buzëqeshje Haziri është përgjigjur se “me siguri ke qenë lojtar rezervë”.