Kur “Photoshop”-i të bën me dy këmbë të djathta

E publikuar: 10/05/2016 08:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Viktima e radhës e përpunimeve të fotografive me “Photoshop” është këngëtarja, Ally Brooke.

Anëtarja e grupit të famshëm amerikan “Fifth Harmony” në një foto të publikuar në kopertinën e numrit të fundit të revistës “Billboard”, shihet se ka dy këmbë të djathta.

22-vjeçarja shihet të jetë ulur me këmbët e saj të kryqëzuara në momentin që është duke pozuar së bashku me anëtaret e tjerat të grupit.

Edhe këngëtarja, Victoria Beckham, ka qenë viktimë e “Photoshop”-it. Në një foto të publikuar nga revista “Vogue China”, lexuesve u ka rënë në sy këmba e saj e djathtë, e cila duket e shkëputur nga trupi.