Kundërshtohet pelegrinazhi i serbëve në kishën e Gjakovës, një i arrestuar [foto]

28.08.2015 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kundërshtohet pelegrinazhi i serbëve në kishën e Gjakovës, një i arrestuar [foto]

Një Grup qytetarësh, kryesisht aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë protestuar sot në Gjakovë duke kundërshtuar vizitën e pelegrinëve serbë, që kishin ardhur në kishën ortodokse në Gjakovë me rastin kremtimit të festës se tyre të quajtur “Festa e Zonjës së Bekuar”.

Pak metra nga objekti fetar, një grup i vogël i protestuesve, kryesisht aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë protestuar duke e kundërshtuar prezencën e serbëve në Gjakovë, transmeton KTV.

Në momentin e daljes nga kisha të pelegrinëve, protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe ndërsa në momente të caktuara kanë pasur konfrontime edhe me pjesëtarët e policisë së Kosovës. Megjithatë, pas përfundimit të protestës, komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka thënë se gjithçka ka shkuar sipas planifikimit dhe në mënyrë të qetë, me përjashtim të arrestimit të dy personave, pjesë e grupit protestues.

E përpos pelegrinëve serbë nga Beogradi, aty kanë qenë edhe zv.kryeministri i Kosovës , Branimir Stojanoviq, si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq.

Si edhe herëve të tjera, ardhjen e delegacionit serb në Gjakovë e kanë kundërshtuar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë të tjerë.

Nga Gjakova raportohet se qytetarët dhe aktivistët ishin mbledhur para kishës për të kundërshtuar ardhjen e delegacionit serb në kishë, ndërsa aktivistja e LVV-së, Mimoza Shala, kishte shkruar në rrugë “S’ka pajtim pa drejtësi”.
Policia në Gjakovë i ka thënë KTV-së se kishte shpërndarë protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, që po kundërshtoni këtë vizitë.

Nga ana tjetër, mediet e Beogradit raportojnë se një grup shqiptarësh të pakënaqur kishte shpërthyer kordonin e policisë në Gjakovë, se kishte hedhur mbi vizitorët serbë petarda dhe hedhur mbi policë ngjyrë të kuq.
RTS thekson se forca të mëdha policore kanë siguruar serbët e zhvendosur që kishin ardhur në Gjakovë për të shënuar një festë të tyre. Po sipas këtij burimi, policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Policia ka arrestuar një person.
Protestuesit kanë brohoritur “Serbia s’mund të kalojë”, ndërsa në një transparent shkruante “Nuk ka pajtim pa drejtësi”.
Ndërkohë shqiptarët e tubuar janë shpërndarë, ndërsa serbët të përcjellë nga policia lanë Gjakovën dhe shkuan drejt Manastirit të Deçanit.

Serbët e zhvendosur nga Gjakova disa herë janë penguar të vizitojnë kishën e qytetit.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate theksoi se Policia e Kosovës ndërhyri brutalisht ndaj qytetarëve dhe aktivistëve në Gjakovë, të cilët spontanisht po protestonin kundër vizitës së ministrit nga Lista “Srpska” për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq.

Para gjysmë ore, sipas po kësaj komunikate, në Istog policia arrestoi edhe një aktivist të Vetëvendosjs, Denis Ibërdemajn, për shkak të shkrimit të parullave kundër “Zajednicës”.

Çdo përpjekje për ta kundërshtuar projektin e Serbisë në Kosovë, po shtypet me dhunë nga policia e Isa Mustafës, thuhet në komunikatë.
Gjakova është një nga qytetet që ka pasur më së shumti viktima e dëme nga pushtuesit serbë në luftën e fundit, ndërsa ka po ashtu numrin më të madh të të pagjeturve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?