Kryeministri kinez nxit bashkëpunimin dhe multilateralizmin ASEM

E publikuar: 26/11/2021 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri kinez Li Keqiang u bëri thirrje të enjten vendeve aziatike dhe europiane t’i përmbahen multilateralizmit, të forcojnë bashkëpunimin global në fushën e shëndetësisë dhe të nxitin shkëmbimet në arsim, kulturë dhe sport.

Duke folur në Videosamitin e 13-të Azi-Evropë (ASEM), kreu i qeverisë kineze kërkoi përpjekje të përbashkëta për të çelur një perspektivë të ndritur për bashkëpunimin Azi-Evropë.

ASEM, i themeluar në vitin 1996, është një platformë për dialogun dhe bashkëpunim midis Azisë dhe Europës.

Sipas kryeministrit Li, partnerët e ASEM-it kanë nxitur besimin politik dhe kanë thelluar shkëmbimet e bashkëpunimin në 25 vjetët e fundit.

“Para ndikimeve të mëdha të pandemisë dhe rimëkëmbjes së ngadaltë të ekonomisë botërore, samiti i kësaj here ka një domethënie të madhe praktike. Ruajtja e multilateralizmit është zgjedhja e drejtë për të mbrojtur paqen e stabilitetin e botës dhe partnerët e ASEM-it duhet të ngulin këmbë në sistemin ndërkombëtar me OKB-në në qendër dhe të mbajnë përgjegjësitë e tyre ndërkombëtare”, shtoi ai.

Tema e këtij samiti është “Forcimi i multilateralizmit për rritje të përbashkët”.