Kryeministri italian: Ne po shikojmë përpara që të liberalizojmë vizat për Kosovën

E publikuar: 30/06/2020 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, përmes një reagimi në Twitter, ka shkruar se ai bashkë me kryeministrin italian Giuseppe Conte, në Kroaci kanë shprehur vullnetin për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Orlando ka shkruar se tani është koha e duhur dhe se liberalizimi duhet të ndodhë.

“Kryeministri Giuseppe Conte tha në Zagreb: Ne po shikojmë përpara për mundësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën së shpejti. Shpresoj që të gjitha vendet e BE-së të mos hezitojnë në lejimin e liberalizimit të vizave, është koha”, ka shkruar në Twitter Orlando./GS/