Krasniqi: Vetëvendosjen në opozitë PAN-i s’do mund ta përballonte më shumë se 1 vit

E publikuar: 20/07/2017 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvëndin e Kosovës, Frashër Krasniqi, ka shprehur bindjen se Vetëvendosjen në opozitë PAN-i nuk do të mund ta përballonte as më shumë se një vit.

Ai ka thënë se PAN nuk mund të bëjë qeveri pa Listën Serbe, transmeton lajmi.net.

“Lista Serbe nuk futet në qeveri pa Zajednicën. Zajednicën nuk e realizuan dot as sa i kishin 80 deputetë se lëre më me 61”, ka thënë Krasniqi.

“VV-në me vetëm 16 deputetë, e përballuan vetëm 2 vite e gjysmë. Kurse tash me 32 deputetë nuk do ta përballojnë më shumë se 1 vit. Ramushi nuk po e kupton që ndryshimi ka ndodhur, pavarësisht a i ka ai numrat apo jo.

Veç vonim, shpëtim s’ka”, ka thënë më tej ai. /Lajmi.net/