Krasniqi takohet me përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar Republikan

E publikuar: 23/01/2023 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, këtë të hënë i ka pritur në takim Marta Onoraton dhe Arbër Goranin nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI).

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi njoftoi se në këtë takim kanë diskutuar për bashkëpunimin disavjeçar mes tyre

“Përfaqësuesit e IRI-t i falënderova për angazhimin e vazhdueshëm të kësaj organizate në mbështetjen e vizionit të PDK-së për fuqizimin e grave dhe rinisë në vendimmarrje”, thuhet në postimin e Krasniqit.

Tutje Krasniqi ka shkruar se Onorato dhe Gorani e kanë njoftuar me projektet e vitit 2023 dhe se si kryetar i PDK-së është zotuar se partia e tij do të jetë aktiv dhe të përgjegjshëm në përforcimin e bashkëpunimit dypalësh.