Kosova kurrë nuk ka qenë më e varfër, Kurti e Murati po flasin për një Kosovë që ekziston vetëm në mendjen e tyre

29.10.2021 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kosova kurrë nuk ka qenë më e varfër, Kurti e Murati po flasin për një Kosovë që ekziston vetëm në mendjen e tyre

Nga Kimete Berisha

Nanë oj nanë, Kosova Kroaci!

Me pagën e Kosovës ti nuk mund të blesh as biletë për Zagreb.

E edhe nëse i mbledh paret për biletë, kur mbërrin atje, Kryqi i Kuq duhet të merret me fatin tënd, derisa të dorëzojnë si fakirin në ambasadë, për kthim prapa në mjerim.Hekuran Murati si Huckeberry Finn, nuk ka lidhje me Kosovën, jeton veç në ëndrra e në aventura.

Është bestyt, i paedukuar, gënjen, mashtron, vjedh, fantazon, për ta kaluar lumin.

Që mashtron s’ka dert, është gjë normale, ama që kujton se po i beson dikush, është qesharake.

Dhe ky më shumë na nervozon kur na bën të qeshim.

Nuk bëhet fjalë këtu për zhvillim ekonomik, në Kosovë bëhet fjalë për mbijetesë, Huck!Që pa diasporën, Kosova as s’do të ekzistonte si shtet.

Jo që s’ka zhvillim, por Kosova kurrë nuk ka qenë më e varfër.
Nuk fallsifikohet varfëria.

Pasurinë edhe mund ta mbash fshehtë, të shtiresh si i varfër duke qenë i pasur, ama varfëria nuk mund të mbahet sekret.

Jemi populli më i varfër në Evropë.

Me papunësi trishtuese dhe me ndihma sociale që i quajnë paga.
Këtu nuk ka punëdhënes, ka vetëm skllavopronarë.

Por Albin Kurti dhe Hekuran Murati e mohojnë të vërtetën, e zbukurojnë trishtimin dhe e prezantojnë para botës një rren të madhe, për një Kosovë që ekziston vetëm në psikozën e tyre.

Se çfarë sjell e ardhmja po dihet…
si mund të korrim ne diçka që nuk e kemi mbjell!Tash edhe më keq seç ka qenë, kjo qeveri e ktheu modën e asaj varfërisë burimore shqiptare, që kur del me shoqni, bën kishe e kam harru kuletën.

‘A e ke bre q’aty 1 euro, se e paskam harru kuletën’!

— Kur e pi kafen pa pare, e ta paguan dikush të duket sikur ja ke lshu ‘kemrren’!
…e konsideron veten se ke dal profit: ‘Shuj se e nxjerra ditën’!Albin Kurti dhe Hekuran Murati po bëjnë tregti me varfërinë tonë.

Po na e vjedhin edhe varfërinë.
Po e mohojnë realitetin tonë para botës, duke prezantuar suksese që nuk ekzistojnë, dhe kjo është çmenduri që na merr më qafë.Sot neve nuk na intereson e ardhmja, që na e parashikon Albin Kurti.
Sepse, e ardhmja nuk ‘ekziston’!

Ne jemi mbushur mend dhe tash neve na intereson vetëm e sotmja, na intereson sa pare i kemi në xhep, sot.P.S. Madje edhe Armend Rexhepagiqi në një momet e ka përjetuar një ‘bllok kreativ’, kur nuk ka gjetur fjalë për vargun e këngës ‘Treni vonohet’, dhe ia ka futur trup:

T T T treni treni vonohet.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zbehja e fuqisë politike të Vuçiqit në Kosovë, nuk po kryejnë më “punë” as lajmet e rreme

Zbehja e fuqisë politike të Vuçiqit në Kosovë, nuk po kryejnë më “punë” as lajmet e rreme

Pro Amerikanizmi i shqiptarëve dhe udhëheqësit e tyre

Pro Amerikanizmi i shqiptarëve dhe udhëheqësit e tyre

Kosova kurrë nuk ka qenë më e varfër, Kurti e Murati po flasin për një Kosovë që ekziston vetëm në mendjen e tyre

Kosova kurrë nuk ka qenë më e varfër, Kurti e Murati po flasin për një Kosovë që ekziston vetëm në mendjen e tyre

Agron Hoti: AGK-ja për Specialen që godet saktësisht fjalën e lirë, çile gurë gojën

Agron Hoti: AGK-ja për Specialen që godet saktësisht fjalën e lirë, çile gurë gojën

Familja Jashari dhe Kiqina në politikë!

Familja Jashari dhe Kiqina në politikë!

Kemi vetëm dy zgjidhje: O ta braktisim Kurtin e t’i përkulemi Vuçiqit, o të dëshmojmë se meritojmë atdhe e shtet!

Kemi vetëm dy zgjidhje: O ta braktisim Kurtin e t’i përkulemi Vuçiqit, o të dëshmojmë se meritojmë atdhe e shtet!

A i ka çu duart prej ShBA-së kjo qeveri?

A i ka çu duart prej ShBA-së kjo qeveri?

Qeveria Kurti u vonua të blejë vaksinat, por vetëm kritika anti-qeveritare nuk e ndihmon Kosovën

Qeveria Kurti u vonua të blejë vaksinat, por vetëm kritika anti-qeveritare nuk e ndihmon Kosovën

Dual arsimi dhe përgatitja për tregun e punës

Dual arsimi dhe përgatitja për tregun e punës

Juve atje n’kry t’venit e që po na thoni “hajt se mirë’ osht”

Juve atje n’kry t’venit e që po na thoni “hajt se mirë’ osht”

Një Kryeministër që i etikon fashistë kritikët e Goranit, është kërcënim real për vendin

Një Kryeministër që i etikon fashistë kritikët e Goranit, është kërcënim real për vendin

Bregoviç po e hapka koncertin me kangën “Kosovarja”, gjoja nerë e madhe për gra e çika të Kosovës

Bregoviç po e hapka koncertin me kangën “Kosovarja”, gjoja nerë e madhe për gra e çika të Kosovës

Pse Kosova e Albin Kurtit po i largohet çdo ditë Shqipërisë?

Pse Kosova e Albin Kurtit po i largohet çdo ditë Shqipërisë?

Trathëtia e votës sime

Trathëtia e votës sime

Latifi: Afganistani dështoi për t’u bërë shtet modern e ligjor, të njejtën gjë e pret Serbia për Kosovën

Latifi: Afganistani dështoi për t’u bërë shtet modern e ligjor, të njejtën gjë e pret Serbia për Kosovën

Latifi e quan “zuzar” Mustafa Nanon pasi ky i fundit i doli në krah Goran Bregoviçit

Latifi e quan “zuzar” Mustafa Nanon pasi ky i fundit i doli në krah Goran Bregoviçit