Kosova, kryetitull në mediet e huaja

E publikuar: 11/06/2017 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediet e huaja qysh në orët e para të mëngjesit kanë raportuar rreth zgjedhjeve të përgjithshme që po mbahen sot në Kosovë.

Al Jazeera-së, në artikullin e saj dedikuar këtij procesi thekson se “Qeveria e re e Kosovës duhet të luftojë papunësinë në 30 përqind dhe të përmirësoj marrëdhëniet  me fqinjët e saj”.

Ndërsa mediumi amerikan ABC News, ka shprehur mes rreshtash konfliktin e Kosovës me Serbinë dhe dermakacionin e kufirit me Malin e Zi, madje ka përmendur edhe partitë politike.

“Nëntëmbëdhjetë parti politike, pesë koalicione dhe dy nisma qytetare, të cilat premtojnë të sigurojnë rritje ekonomike dhe lehtësojnë kufizimet e udhëtimit të kosovarëve në Bashkimin Evropian, kanë emëruar kandidatë”.