Prishtina fajëson Beogradin se nuk po ofron informacione për të pagjeturit

08.09.2015 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Prishtina fajëson Beogradin se nuk po ofron informacione për të pagjeturit

Krerët e shtetit të Kosovës vlerësojnë se informatat për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovës, qëndrojnë tek Serbia.

Sipas tyre procesi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nuk mund të çohet përpara pa angazhimin dhe gatishmërinë e Serbisë në këtë çështje.

Udhëheqës të shtetit të Kosovës, përfaqësuesit e BE-së në Kosovës, ekspertë të mjekësisë ligjore dhe përfaqësues të shtetit të Holandës u mblodhën sot në një konferencë të nivelit të lartë në Prishtinë” Persona të zhdukur – mënyra përpara”, projekt i financuar nga BE dhe zbatuar nga Universiteti i Helsinkit në Finlandë.

E pranishme në konferencë ishte edhe presidentja e vendit Atifete Jahjaga, e cila tha se është e pamundur që të ketë një bashkëpunim të mirëfilltë pa gatishmërinë e Serbisë që të tregojë se ku janë trupat e zhdukur të shqiptarëve.

Çdo ditë shumë familje në Kosovë ndjejnë dhimbje të thellë në kërkim të familjarëve të tyre, që kanë vite prej kur fati i tyre nuk është zbardhur ende. Çdo ditë shume familje jetojnë në agoni dhe dhimbje shpirtërore duke pritur nëse do të marrin një përgjigje për njerëzit e tyre, zhdukja e të cilëve nuk lë plagët të mbyllen.

Luftërat lënë prapa dhimbje, pasoja të rënda për shoqëritë: dhunë, shkatërrime, familje të rrënuara, jetë të humbura. Luftërat lënë vuajtje për shoqëritë që me mund tejkalojnë pasojat duke provuar të rindërtojnë mbi dhembje të tashmen e tyre.

Është sa e vështirë aq edhe e dhimbshme që ta adresojmë çështjen e personave të pagjetur, si një trashëgimi e rëndë e luftës dhe është edhe më e padrejtë që edhe 15 vjet pas të vazhdojmë të kërkojmë vendndodhjen e qytetarëve tanë.

Beteja për të zhdukurit po shndërrohet në një prej anktheve më të rënda në shoqëri që lidhin të kaluarën tonë me të tashmen dhe që përcaktojnë të ardhmen tonë. Çdo ditë po kërkojmë përgjigje për familjet e të zhdukurve tanë, shpirtrat e lodhur të të cilëve kanë bredhur mbi 15 vjet në kërkim të përgjigjeve nga të gjithë ne për t’iu dhënë fund dhimbjeve të tyre për t’i dhënë fund dhimbjes sonë të përgjithshme.

Shumë herë kemi thënë se duhet të gjejmë zgjidhje për këtë gjendje të pasigurisë dhe të paqartësisë për qytetarët tanë dhe të garantojmë kthimin e tyre. Shumë herë kemi premtuar se do të zbardhim fatin e secilit prej atyre që sot vazhdon të konsiderohet i zhdukur për të mundësuar qetësinë shpirtërore të familjes e të familjarëve dhe njëkohësisht edhe për të mos mbajtur peng shtetin tonë dhe shoqërinë tonë.

Dhe tani sërish po kërkojmë përgjigje të thjeshta dhe shumë të drejtpërdrejta – le ta mbyllim njëherë e përgjithmonë këtë plagë të rëndë të luftës për të hapur mundësi të reja dhe për të gjetur paqen tonë.

Qytetarët tanë duan ta dinë vendndodhjen dhe duan drejtësi. Jo hakmarrje. Pajtimi ka kuptim vetëm atëherë kur mbyllen plagët e rënda të luftës. Prandaj duhet të hapim një kapitull të ri në Ballkan, jo për të harruar atë që ka ndodhur, por për të mos e përsëritur asnjëherë atë se çfarë ka ndodhur.

Ne e dimë se ka pasur shumë herë iniciativa për të zbardhur fatin e të pagjeturve dhe ne këto inciativa, Zyra ime ka qenë pjesëmarrëse. Janë bërë përpjekje të pareshtura institucionale që të dimë fatin e qytetarëve të pagjetur por përparimi ka qenë i ngadalshëm.

Të gjitha këto përpjekje ku kanë qenë të përfshira institucionet e vendit tonë, familjarët e të pagjeturve dhe faktori ndërkombëtar, fatkeqësisht kanë hasur në jo gatishmëri nga institucionet e Republikës së Serbisë për bashkëpunim të nevojshëm dhe të domosdoshëm.

Shtetet janë të përgjegjshme e llogaridhënëse për aq sa respektojnë drejtësinë dhe për aq sa përmbushin konventat dhe normat ndërkombëtare. Ne duam zgjidhje dhe zgjidhjen duhet ta gjejmë bashkërisht, duke mos e fshehur të kaluarën dhe krimet.

Është e pamundur që të ketë një bashkëpunim të mirëfilltë në këtë fushë pa përfshirjen e institucioneve të Republikës së Serbisë për të treguar gatishmëri që të japin përgjigje për vendndodhjen e mbi 1600 trupave të qytetarëve tanë.

Çështja e të zhdukurve është sa çështje njerëzore po aq çështje e drejtësisë dhe prandaj si e tillë duhet të trajtohet me përparësi.

Ne e kemi detyrë dhe obligim, si institucione, si shoqëri, që të ofrojmë zgjidhjen.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tha se informatat më të mëdha për të zhdukurit janë në Serbi e që kjo e fundit shpeshherë nuk ka bashkëpunuar në këtë proces.

Kuçi tha se sfidë në këtë çështje mbetet informacioni i besueshëm. Sipas tij duhet bërë presion mbi Serbinë dhe të ketë angazhim vendor dhe ndërkombëtar për të zbardhur fatin e personave të pagjetur.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit