Kosova, importuese e të gjitha produkteve

22.03.2015 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova, importuese e të gjitha produkteve

Serbia vazhdon të jetë importuesi kryesor në Kosovë. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë të Statistikave të Kosovës, 16 për qind e produkteve që hyjnë në Kosovë, vijnë nga ky shtet.

Të dhënat e tregtisë së jashtme, tregojnë për një deficit të lartë tregtar për muajin janar 2015.

Shuma totale e importit ishte 137 milionë euro, kurse vlera e eksporteve ishte 26 milionë euro.

Produktet ushqimore, duke filluar nga pemët, perimet dhe ato të konservuara, janë produktet të cilat hyjnë në kategorinë e mallrave më të importuara në Kosovë.

Përveç Serbisë, importues mjaft i madh i produkteve në Kosovë është edhe Kina, pasuar nga Gjermania, Turqia, Italia, Shqipëria si dhe Maqedonia.

Ky deficit i lartë tregtar për njohës të çështjeve ekonomike, është një shqetësim mjaft i madh për ekonominë e Kosovës.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani, thotë për Radion Evropa e Lirë se mungesa e zbatimit të drejtë të politikave ekonomike siç është politika, fiskle, kreditore dhe ajo tregtare, kanë ndikuar që Kosova ta ketë këtë bilanc tregtar.

“Kosova nuk ka prodhim dhe me këtë politikë zhvillimore është shndërruar në treg konsumues dhe ne konsumojmë mbi 80 për qind të të mirave materiale që i importojmë nga vendet tjera. Nëse nuk ka prodhim brenda ekonomisë së një vendi, atëherë nuk kemi çka flasim për zhvillim ekonomik”, thotë Limani.

Ai vlerëson se Kosova duhet ta ndërpresë sistemin liberal i tregtisë së jashtme. Në ekonominë e tregut, shton profesor Limani, duhet të intervenojë shteti deri në kufirin ku nuk e pengon veprimin e ligjeve ekonomike.

Tregtia është aktiviteti më i preferuar në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i kompanive të regjistruara janë tregtare.

Flamur Keqa, njohës i çështjeve ekonomike, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se këtë deficit të lartë tregtar e ka shkaktuar mospërkrahja e sektorit të prodhimtarisë në Kosovë.

“Konsideroj që institucionet qeveritare, më saktësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka bërë shumë pak në këtë drejtim, pra në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Kjo më së miri shihet te bilanci mjaft i keq tregtar dhe negativ, i cili ende po ndikon edhe në aspektin makro ekonomik, por edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, thekson Keqa.

Kapacitetet e pamjaftueshme të prodhuesve kosovarë kishte bërë që edhe marrëveshjet tregtare të arritura ndërmjet Kosovës dhe disa shteteve tjera të jenë gati pa ndonjë efekt pozitiv për ekonominë e vendit.

Për shkak të mospërkrahjes së prodhimit vendor, shton Keqa, eksportet e Kosovës vazhdojnë të jenë shumë të ulëta.

“Ky është ai elementi që ka bërë që Kosova në tregjet rajonale të jetë një ekonomi jokonkurruese”, shprehet Keqa, raporton rel.

Kosova, tash e sa vjet është shndërruar në treg konsumues, duke importuar mbi 80 për qind të produkteve të ndryshme. Deficiti tregtar, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vit arrin në mbi 2 miliardë euro.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Ramadani për masat emergjente të energjisë: Qeveria duhet të sigurojë furnizim pa reduktime dhe pa rritje të faturave

Ramadani për masat emergjente të energjisë: Qeveria duhet të sigurojë furnizim pa reduktime dhe pa rritje të faturave

Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Ekonomistët: Inflacioni prej 7.1% po rëndon jetën e qytetarëve, institucionet të ndërmarrin masa për uljen e çmimeve

Ekonomistët: Inflacioni prej 7.1% po rëndon jetën e qytetarëve, institucionet të ndërmarrin masa për uljen e çmimeve

Rreth 45 mijë punëtorë e të rinj u larguan nga Kosova sivjet, Azemi: Po ikin nga kushtet e rënda

Rreth 45 mijë punëtorë e të rinj u larguan nga Kosova sivjet, Azemi: Po ikin nga kushtet e rënda

OEK kërkon subvencionim tre mujor për bizneset, Rafuna paralajmëron humbje nga ndërprerjet e energjisë

OEK kërkon subvencionim tre mujor për bizneset, Rafuna paralajmëron humbje nga ndërprerjet e energjisë

Komisioni për Çështje të Sigurisë mban takim me Komitetin për Mbrojtje dhe Siguri të Odës Ekonomike Amerikane

Komisioni për Çështje të Sigurisë mban takim me Komitetin për Mbrojtje dhe Siguri të Odës Ekonomike Amerikane

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Buxhetin 2027

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Buxhetin 2027

Kurti: Importet u rritën sepse u rrit edhe fuqia blerëse

Kurti: Importet u rritën sepse u rrit edhe fuqia blerëse

Bajrami publikon shifrat e Trustit Pensional dhe pyet qeverinë: Ku janë 100 mijë vendet e reja të punës, lene propagandën

Bajrami publikon shifrat e Trustit Pensional dhe pyet qeverinë: Ku janë 100 mijë vendet e reja të punës, lene propagandën

Hamza: Ky nuk është buxhet zhvillimor, nuk garanton as mirëmbajtje

Hamza: Ky nuk është buxhet zhvillimor, nuk garanton as mirëmbajtje

Ymeri ironizon me VV-në pas ndaljes së tregtisë së energjisë me kompanitë serbe: Çka do të thoni në Kuvend, se ka gabuar “AlbinBaba”?

Ymeri ironizon me VV-në pas ndaljes së tregtisë së energjisë me kompanitë serbe: Çka do të thoni në Kuvend, se ka gabuar “AlbinBaba”?

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në veri

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në veri

Bajrami: Po paguajmë nga xhepat, nga janari në shtator u importuan 182 milionë euro energji, vitin e kaluar 259 milionë euro

Bajrami: Po paguajmë nga xhepat, nga janari në shtator u importuan 182 milionë euro energji, vitin e kaluar 259 milionë euro

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37% e buxhetit të shpenzuar në gjashtë muaj

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37% e buxhetit të shpenzuar në gjashtë muaj