“Kosova është Shqipëri!”, djali i ish-kandidates për presidente në ShBA i reagon Vuçiqit

E publikuar: 21/03/2024 21:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Kosova i përket Shqipërisë!”

Është ky mendimi i djalit të Nikki Haleyt, ish-kandidate republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nalin Haley e ka bërë të ditur këtë qëndrim përmes një statusi në rrjetin social “X”, ish-platforma Twitter.

Reagimi i tij ka ardhur bashkëlidhur me videon e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në të cilën kërcënon Kosovën me luftë.

Në mbishkrimin e videos thuhet se “24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë me Rusinë, Vuçiçi i Serbisë njofton se do të pushtojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për të”./A2