Njëmbëdhjetë punëtorë nga Bangladeshi, të rekrutuar për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore në Kosovë “u zhdukën” pas vetëm një dite në punë, në kompaninë “Dino” në Lipjan.
“Nuk kemi informacion se ku kanë shkuar. Të nesërmen kur ka shkuar shoferi për t’i marrë dhe për t’i dërguar në destinacionin e caktuar për punë, ata nuk janë lajmëruar.”, ka thënë Lulzim Sllamniku nga “Dino Company” .
Sllamniku ka thënë se janë të interesuar të marrin puntorë nga vendet që kanë stabilitet ekonomik.
‘Sigurisht që jemi të interesuar të rekrutojmë puntorë nga vendet që kanë stabilitet ekonomik. Dhe, jo nga vendet siç e përmenda më parë Bangladeshi, që nuk kanë stabilitet ekonomik dhe mund të na keqpërdorin kontrat tona ose sigurinë e punës që ne ofrojmë si kompani.”, ka thënë Sllamniku
Në Kosovë është rritur numri i punëtorëve të huaj njëjtë me kërkesën e kompanive kosovare për të sjellë punëtorë nga shtetet aziatike.
Por, vetë punëtorët nga Azia, Kosovën e shohin vetëm si vend transit për në vendet evropiane. /REL


















