Komisioni i Kurtit për Shëndetësi, Zemaj: Kurti u ngarkua si ministër i MSh-së

E publikuar: 14/09/2022 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka deklaruar se çuditë e paaftësisë së Qeverisë Kurti nuk kanë kufi.

Reagimi i tij vjen pasi kryeministri Albin Kurti formoi sot komisionin ekzekutiv për Shëndetësi, ku do ta kryesojë vetë këtë komision.

E për këtë çështje, Zemaj tha se kryeministri nuk e shkarkon ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi për dështim, por vet ngarkohet si ministër i kësaj ministrie.

“Jam i bindur që më i paaftë se ministri aktual i shëndetësisë është vetëm ministri i vet ngarkuar sot, si ministër i dytë. Spektakël populist”, shkroi ai me anë të një postimi në Facebookun e tij.