Komercialna Banka” është mbyllur sepse e ka blerë NLB-ja, shpjegon Bajrami

E publikuar: 31/01/2024 22:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka treguar se mbyllja e “Bankës Komerciale”, bankë kjo e Serbisë e cila në Kosovë ka operuar që nga paslufta si bankë e licensuar nga BQK-ja, është mbyllur sot sepse filialat e saj i ka blerë NLB Slovenia, dhe jo pse ka ndërmarrë diçka Qeveria e Kosovës.

“Për informatën e të gjithëve, mbyllja e “Bankës Komerciale” bankë kjo e Serbisë që në Kosovë ka operuar që nga pasufta si bankë e licensuar nga BQK-ja, është mbyllë sot sepse ka me shumë se dy vite që “Bankën Komerciale” në Serbi dhe filialat e saj i ka ble NLB Slovenia, e cila siç e dini ka e një licensë në Kosovë dhe me ligjin aktual një operatori nuk i lejohet t’i ketë dy licenca”, ka shkruar ish-ministrja Bajrami, në Facebook.

“Andaj mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ nuk ka të bëjë asgjë as me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, ka qenë veprim i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke përmes likudimit vullnetar”.

“Unë veç uroj që politizimi i kësaj çështje, në këtë moment mos të hapë mundësinë për kërkesë, për një licencë të re, të një banke tjetër të Serbisë në Kosovë”, ka theksuar Bajrami.