Kryesore

Komandanti i KFOR’it e lë të hapur mundësinë për intervenim më 1 shtator

29.08.2016 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Komandanti i KFOR’it e lë të hapur mundësinë për intervenim më 1 shtator

Komandanti në largim i KFOR’it , Guglielmo Luigi Miglietta, ka folur për demarkacionin duke shpjeguar se ekspertët ndërkombëtarë kishin kërkuar nga ta harta. Por, ai nuk ka folur nëse marrëveshja me Malin e Zi është kryer si duhet. Italiani nuk ka përjashtuar mundësinë e intervenimit të trupave ushtarake të NATO’s më 1 shtator, por ka theksuar se një veprim i tillë do ta kthente Kosovën më 1999.
Miglietta, ka vlerësuar se me gjithë se në Kosovë është një situatë të qetë, gjendja është po aq fragjile, transmeton KTV. Kështu u shpreh ai gjatë një konference me gazetarët, në prag të largimit të tij nga kreu i KFOR’it në Kosovë.

Gjenerali Guglielmo Luigi Miglietta e përfundon mandatin në krye të KFOR-it më 1 shtator.

Duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, komandati në largim i KFOR-it, Guglielmo Luogi Miglietta, ndonëse e ka konsideruar çështje të brendshme të shtetit të Kosovës, ai ka treguar se Komisioni ndërkombëtar i udhëhequr nga ish presidentja Jahjaga ka kërkuar nga ta hartat për të vërtetuar vijat kufitare dhe, sipas tij, ata kanë pasur një takim me këtë komision ne marsin e këtij viti.

I pyetur nga mediat për protestën e 1 shtatorit dhe sigurisë, ai ka theksuar se beson në Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, por nuk ka përjashtuar mundësinë e intervenimit nëse një gjë e tillë kërkohet.

Komandati i KFOR-it potencoi se intervenimi i tyre mund ta kthejë Kosovën në 1999.

Guglielmo Luogi Miglietta – komandant në shkuarje i KFOR-it e ka cilësuar njollë të zezë për Kosovën atë që ka ndodhur dje në Mushtisht të Suharekës, e cila, sipas tij, mund ta kthejë Kosovën 17 vjet mbrapa. Ai e ka cilësuar se Kosova megjithëse është në një situatë të qetë, gjendja është po aq fragjile.

Miglietta, i cili përfundon mandatin më 1 shtator, ka dënuar aktin e hedhjes se bombës ndaj shtëpisë së drejtorit të RTK-së, duke theksuar se nuk do të flasë asnjë fjalë, pos që u bashkohet deklaratave të zyrtarëve të tjerë shtetërorë e ndërkombëtarë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente