Klinika e Kardiokirurgjisë ka vetëm dy kardiokirurgë

E publikuar: 27/08/2017 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe përkundër numrit të madh të pacientëve që kanë nevojë për operim, Klinika e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po funksionon vetëm me dy kardiokirurgë.

Përvec mungesës së kardiokirurgëve në këtë Klinikë mungon edhe materiali shpenzues, personeli mjekësor, barnat, teknika e re etj.

Në QKUK thonë se buxheti për Klinikën e Kardiokirurgjisë është i mangët.

E shohin të nevojshëm shtimin e kardiokirurgëve.

Në Ministrinë e Shëndetësisë ndërkaq japin shenja për rritjen e numrit të kardiokirurgëve.

Raportin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm. /21Media