Kjo është porosia e BB-së për Kosovën

E publikuar: 07/12/2016 07:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein, i ka porositur institucionet e vendit që ta shfrytëzojnë mundësinë e financimit të projekteve nga BB-ja me kredi të buta, në mënyrë që të krijojnë themelet për rritje ekonomike në të ardhmen dhe për punësim të të rinjve, shkruan sot Koha Ditore.

Në konsultimet e përfaqësuesve të Bankës Botërore dhe të Qeverisë së Kosovës në lidhje me Kornizën e partneritetit për vitet 2017-2021, të martën, ajo ka thënë se projektet që financohet nga BB-ja janë kredi e butë përmes IDA-së dhe se periudha e shlyerjes së borxheve është e gjatë. Por, sipas saj, jo gjithmonë Kosova do të ketë mundësi të ketë qasje në kredi të buta.