Kinë, realizohet roboti i butë 4D që percepton prekjen

03.10.2021 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kinë, realizohet roboti i butë 4D që percepton prekjen

Një robot i butë 4D, që mund të ndryshojë formën e tij dhe pastaj të rifitojë atë origjinale, në gjendje të rrokulliset, të ndryshojë në përgjigje të stimujve të jashtëm dhe të perceptojë prekjen, u realizua nga Universiteti i Tianjin në Kinë, i paraqitur më pas nga revista “Matter” e “Cell Press”, citon “Xinhua”.

Roboti është në gjendje të rrokulliset në një mënyrë të fuqishme dhe të qëndrueshme dhe të menaxhojë shpejtësinë dhe drejtimin duke ndryshuar në mënyrë autonome formën dhe madhësinë. Sjellja inteligjente e robotit rrjedh nga aftësia e tij perceptuese, bazuar në inteligjencën artificiale.

Ekipi kërkimor zhvilloi robotin inteligjent me perceptim dhe përshtatshmëri duke përpunuar polimeret e kristaleve të lëngshme përmes printimit 4D.

“Roboti i butë mund të përshtatet me mjedise të ndryshme të pastrukturuara dhe të ndërveprojë me njerëzit në mënyrë më të sigurt”, -deklaroi Feng Wei, ekspert në Universitetin e Tianjin.

Roboti mund të mbajë një ngarkesë 40 herë më të madhe se pesha e tij dhe ka perspektiva të gjera aplikimi në transportin e mallrave dhe eksplorimin inteligjent në kushte ekstreme të temperaturave të larta. Përmes perceptimit të nxehtësisë, roboti mund të ndryshojë në mënyrë të pavarur formën dhe të rregullojë shpejtësinë dhe drejtimin e lëvizjes.

Aftësia e tij për të kontrolluar në mënyrë autonome drejtimin e rrotullimit nënkupton një perceptim prekës të ngjashëm me atë të një insekti me antena, që e ndihmojnë të zbulojë pengesat dhe të reagojë në mënyrë të përshtatshme, për shembull duke kapërcyer ose anashkaluar pengesat e bazuara në lartësinë e tyre.

Sipas Feng, i gjithë procesi i drejtimit të këtij roboti të butë është automatik dhe mund të përfundojë detyrat pa kontrollin njerëzor. (Irma)

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Pamje nga sulmimi i eskortës së Azet, ku u dëgjuan edhe të shtëna armësh (Video)

Pamje nga sulmimi i eskortës së Azet, ku u dëgjuan edhe të shtëna armësh (Video)

Horoskopi për datën 23 maj

Horoskopi për datën 23 maj

Ky fëmijë në foto, sot është këngëtar i famshëm shqiptar! A e njihni?

Ky fëmijë në foto, sot është këngëtar i famshëm shqiptar! A e njihni?

Ju jep energji dhe rrit bukurinë tuaj, specialistët e të ushqyerit sigurojnë përfitimet nga kafeja

Ju jep energji dhe rrit bukurinë tuaj, specialistët e të ushqyerit sigurojnë përfitimet nga kafeja

Veliaj: Rita Ora dhe Dua Lipa me koncert në Tiranë këtë vit

Veliaj: Rita Ora dhe Dua Lipa me koncert në Tiranë këtë vit

Pas 11 vjetësh, Milan shpallet kampion i Serie A-së (VIDEO)

Pas 11 vjetësh, Milan shpallet kampion i Serie A-së (VIDEO)

City apo Liverpool? Sot vendoset fituesi i Premier League

City apo Liverpool? Sot vendoset fituesi i Premier League

Kriset miqësia me Arjola Demirin, Atdhe Xharavina zbulon shkakun: Disa njerëz…

Kriset miqësia me Arjola Demirin, Atdhe Xharavina zbulon shkakun: Disa njerëz…

Bebe Rexha shfaqet tejet tërheqëse në pozat pranë veturës në Hollywood

Bebe Rexha shfaqet tejet tërheqëse në pozat pranë veturës në Hollywood

Ky ushqim deti fshin shenjat e plakjes dhe rinovon mendjen

Ky ushqim deti fshin shenjat e plakjes dhe rinovon mendjen

Pse nuk është mirë të bartni syze dielli herët në mëngjes?

Pse nuk është mirë të bartni syze dielli herët në mëngjes?

Zelensky zotohet ta rindërtojnë aeroplanin më të madh transportues në botë, Mriya

Zelensky zotohet ta rindërtojnë aeroplanin më të madh transportues në botë, Mriya

“Probleme të moqme, distanca”, zbulohet shkaku i ndarjes së Bleros me Afronën

“Probleme të moqme, distanca”, zbulohet shkaku i ndarjes së Bleros me Afronën

Këto janë frutat dhe perimet me më shumë pesticide

Këto janë frutat dhe perimet me më shumë pesticide

Suzhou, hapet ekspozita artistike e punimeve në gdhendje

Suzhou, hapet ekspozita artistike e punimeve në gdhendje

Ndodh që masazhi duhet të shmanget për shkak të shëndetit

Ndodh që masazhi duhet të shmanget për shkak të shëndetit