Në mbarë Kinën janë mbajtur të shtunën ceremoni përkujtimore me rastin e 77-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez si dhe Luftën Botërore Anti-Fashiste.
Në distriktin Shijingshan të Pekinit, zyrtarë vendës, oficerë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe përfaqësues studentësh bënë një udhëtim te një kullë me frëngji, e ndërtuar nga agresorët japonezë. Ata vizituan edhe një veteran kinez 97-vjeçar që mori pjesë në këtë luftë, i cili u tregoi atyre historitë për rezistencën kundër agresionit japonez.
Në Shangai shumë banorë u mblodhën në Muzeun Përkujtimor Songhu, i ndërtuar në shenjë kujtimi për betejën e parë në shkallë të gjerë gjatë rezistencës kundër agresionit japonez. Ata qëndruan në heshtje për nder të atyre që ia kushtuan jetën e tyre mbrojtjes së Kinës.
Në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, në Kopshtin Përkujtimor të Bashkisë u organizua një ceremoni përkujtimore, e cila përfshiu interpretimin e himnit kombëtar, ngritjen e flamurit dhe homazhe për të rënët. Në ceremoni ishin të pranishëm krye-ekzekutivi i Hong-Kongut, John Lee dhe një numër zyrtarësh dhe ligjvënësish.
Japonia nënshkroi zyrtarisht kapitullimin në Luftën e Dytë Botërore më 2 shtator 1945, gjysëm muaji pas pranimit të tij. Në vitin 2014 Kina e deklaroi 3 shtatorin si Ditën Kombëtare për Shënimin e Fitores mbi Japoninë.