Kina do të forcojë politikat mbështetëse për tregtinë e jashtme

E publikuar: 25/12/2021 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kina do të forcojë politikat mbështetëse për tregtinë e jashtme ndërsa pasiguritë rriten,
duke përdorur masat e rregullimit ndërciklik dhe do të mbështesë ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe mikrondërmarrjet në synimin për zhvillimin e qëndrueshëm të tregtisë së jashtme.

Kina gjithashtu do të përshpejtojë zbritjet e taksave të eksportit dhe do të shkurtojë kohën e nevojshme për këto zbritje në më pak se gjashtë ditë pune.

Fokus të veçantë do të ketë ruajtja e stabilitetit bazë të kursit të këmbimit të monedhës së saj RMB dhe do të inkurajohen bankat të nxjerrin produkte që synojnë krijimin e lehtësive ndaj kompanive të tregtisë së jashtme për uljen e rreziqeve të kursit të këmbimit.

Importet e Kinës në nëntor i kaluan pritshmëritë e tregut, me një rritje prej 31.7 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa eksportet u rritën me 22 për qind.