Kidnapimi i policëve, Rama: Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin

E publikuar: 14/06/2023 20:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga policia serbe.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se e presin fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojnë deeskalimit imediat.

“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë”.

“Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!”, ka shkruar Rama.