“Çfarë po ndërtohet?” Nis puna për finalen e madhe të ‘BBVA’, dalin pamjet

E publikuar: 19/05/2024 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të shtunën e ardhshme është finalja e madhe e ‘Big Brother VIP Albania 3’.

Një natë më parë u bënë të ditur edhe finalistët, të cilët janë 5. Ndërkohë që sot, pa humbur shumë kohë, ka nisur puna për ndërtimin e skenës, aty ku do të shpallet dhe fituesi i çmimit të madh.

Kjo u bë e ditur nga moderatori Ledion Liço i cili ka treguar punimet e skenës.

‘Çfarë po ndërtohet? Një finale e jashtëzakonshme”.

Kujtojmë se Françeska la mbrëmë garën për çmimin e madh të “Big Brother VIP”, ndërkohë që u shpallën pesë finalistët: Meriton Mjekiqi, Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno dhe Heidi Baci.