Kidman planifikon të adoptojë një djalë nga India

E publikuar: 19/12/2016 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktorja hollivudiane, Nicole Kidman, do të adoptojë një tjetër fëmijë, i cili këtë herë është nga India.Ajo ka dy fëmijë biologjikë me bashkëshortin e saj, Keith Urban, por sipas revistës Woman’s Day, ata po kërkojnë të adoptojnë një tjetër fëmijë.

Revista thotë që shumë shpejt aktorja dhe këngëtari do të mirëpresin një djalë të vogël nga India, pak a shumë si në filmin e fundit të Nicole, “Lion”, transmeton TCH.

“Nicole është duke folur rreth kësaj teme. Por, në mënyrë private u ka thënë miqve se ajo dhe Keith kanë nisur procedurat”, shkruan revista.

Megjithatë, një përfaqësues i Keith ka thënë për Daily Mail Australia se lajmi nuk është i vërtetë.