Kevin Durant shpallet ‘MVP’ i Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”

E publikuar: 08/08/2021 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Durant ka fituar çmimin si lojtari më i mirë i turneut në Olimpiadë.

Basketbollisti i SHBA-ve, Kevin Durant ka fituar çmimin MVP si lojtari më i mirë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

SHBA-të mposhtën në finale Francën 87-82 me protagonistin kryesor pikërisht Durantin që realizoi 29 pikë në këtë ndeshje.

Ai ishte thjeshtë fantastikë në këtë kompeticion duke luajtur me mesatare prej 20.7 pikë, 5.3 kërcime, 3.7 asistime për ndeshje.

Në ndërkohë FIBA ka përzgjedhur edhe formacionin më të mirë të turneut ku bëjnë pjesë: Ricky Rubio i Spanjës, Patty Mills i Australisë, Luka Doncic i Sllovenisë, Kevin Durant i SHBA-ve dhe Rudy Gobert i Francës.