Këta janë kandidatët e LDK-së për Mitrovicë, Gjakovë e komuna tjera

E publikuar: 21/08/2017 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë sot para mediave se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm është folur për zgjedhjet lokale ku janë përmendur edhe emrat e kandidatëve për kryetarë komunash.

Veliu në një prononcim për Koha.net, ka treguar se kush janë këta kandidatë të komunave të ndryshme, duke shtuar se për Komunën e Prishtinës dhe të Prizrenit ende nuk është marrë asnjë vendim.

Safet Kamberi, do të jetë kandidat për kryetar në Mitrovicë.

Bekim Ermeni, do të jetë kandidat për kryetar në Gjakovë.

Xhafer Tahiri, do të jetë kandidat për kryetar në Vushtrri.

Mehmet Krasniqi, do të jetë kandidat për kryetar në Obiliq.

Shkëlqim Jakupi, do të jetë kandidat për kryetar në Kaçanik.

Hyrije Isufi, do të jetë kandidat për kryetar në Han të Elezit.

Ibrahim Kryeziu, do të jetë kandidat për kryetar në Rahovec.

Sami Kaderxholli, do të jetë kandidat për kryetar në Malishevë.

Mal Lokaj, do të jetë kandidat për kryetar në Deçan.

Tahir Isufaj, do të jetë kandidat për kryetar në Junik.

Besim Hoti, do të jetë kandidat për kryetar në Klinë.

Isa Fejzullahu, do të jetë kandidat për kryetar në Skenderaj.