Këshilli i Sigurimit të OKB-së miraton rezolutën për armëpushim në Gaza

E publikuar: 25/03/2024 22:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e sotme, Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar rezolutën për armëpushim në Gaza.

Sipas mediave të huaja, rezoluta u votua pozitivisht nga 14 prej 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, me SHBA-të që abstenuan.

Izraeli i është përgjigjur masës duke akuzuar SHBA-në për “braktisjen e politikës së saj në OKB” dhe duke anuluar një udhëtim të përfaqësuesve të tyre në Shtëpinë e Bardhë këtë javë.

Në rezolutë kërkohet “një armëpushim i menjëhershëm” gjatë pjesës së mbetur të Muajit të Ramazanit, që do të çonte “në një armëpushim të qëndrueshëm dhe të përhershëm”.

SHBA tha se kërkesa për armëpushim është e drejtë, e cila duhet të vijojë njëkohësisht bashkë me shkëmbimin e pengjeve, por shtoi se rezoluta duhet të dënonte edhe veprimet e Hamasit.