Kerolli: Facebook nuk po mbyllet, nuk po e ndryshon emrin

E publikuar: 29/10/2021 00:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Themeluesi i koorporatës Facebook Mark Zuckenberg, ka bërë të ditur se kësaj kompanie në META.

Kjo ngjalli reagim tek miliona njerëz në mbarë botën duke krijuar dyshime se Facebook po mbyllet.

Por, njëri nga njohësit më të mirë të rrjeteve sociale në Kosovë Valon Kerolli, tha në Edicionin Special në Klan Kosova se Facebook nuk po mbyllet.

Kerolli tha se thjesht Facebook, Instagram dhe Messenger po hyjnë nën ombrellën e kompanisë së re të krijuar nga Zuckenberg të njohur si META.

Ai theksoi se kjo është një lloj ribrendimi për t’i ikur sulmeve që ka marrë kompania Facebook.

“Facebook-u nuk po mbyllet. Nuk po e ndryshon emrin. Po hyn nën ombrellën e një kompanie të re të cilën Facebook e ka quajtur META. Pra, Facebook-u, Instagrami, Messengeri, nuk do t’i ndryshojnë emrat dhe as shërbimet, do të qëndrojnë njëjtë por vetëm do të futen nën obrellën e krijuar nga Mark Zuckenberg”.

“Është pak a shumë e ngjashme me Google, e cila është futur nën një kompani e cila quhet Alphabet. Si duket kjo është keqkuptuar nga njerëzit. Ata janë panikuar sepse miliarda nga ta janë përdorues të Facebook-ut. Mark Zuckenberg gjendet në një periudhë shumë të vështirë sepse po merr sulme nga më të ndryshmet dhe për t’i ikur negativitetit që po merr kompanie e tij Facebook, e ka krijuar emrin e tij META”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!