KEDS: Drenasi po Furnizohet Pandërprerë me Rrymë

E publikuar: 04/12/2016 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“KEDS njofton se të gjitha vendvotimet në Komunën e Drenasit kanë energji elektrike”, thuhet në komunikatën e KEDS-it të lëshuar në orën 18:30.

Furnizuesi Publik me Energji elektrike ka njoftuar se të gjitha vendvotimet në komunën e Drenasit janë duke u furnizuar pandërprerë më energji elektrike.

“KEDS njofton se të gjitha vendvotimet në Komunën e Drenasit kanë energji elektrike”, thuhet në komunikatën e KEDS-it të lëshuar në orën 18:30.

KEDS-i madje thotë se është duke u kujdesur që mos të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të prishjeve.

“Ekipet e KEDS-it janë vazhdimisht në terren dhe duke u përkujdesur maksimalisht që furnizimi të jetë pa ndërprerje. Janë ndalur disa trafo për shkak të mbingarkesave, në mënyrë që të mos afektohet procesi zgjedhor dhe të mos vije deri tek rënia e largpërçuesve”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.

KALLXO.com raportoi pak më herët për problemet me ndriçim në disa qendra votimi në komunën e Drenasit.