“Ke rënë në shtratin e milionerëve”, “Mos, mos, mos” / Përplasje e ashpër mes Ramabajës e Azemit

E publikuar: 12/07/2022 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi është përfshirë në një debat të ashpër me opinionistin Sadri Ramabaja, në emisionin Pressing të T7.

Ramabaja ka hedhur akuza të rënda ndaj Azemit, i cili është treguar kritik i ashpër ndaj Qeverisë Kurti për kushtet e punëtorëve të sektorit privat.

Ramabaja i është drejtuar Azemit, duke i thënë se ka rënë në shtratin e milionerëve, me mos-kundërshtimin e kauzës opozitare për tërheqjen e 30% të Trustit.

Më poshtë gjeni disa fragmente të shkëputura nga përplasja mes dy panelistëve:

Ramabaja: Në logjikën e sindikatave do të ishte që të mbrohej Trusti pensional.

Jusufi: Ti nuk ke kontakt me punëtorin që i merr 130 euro, s’e kupton.

Ramabaja: Tash ti bëhesh avokat i milionerëve që insistojnë me shkatërru një fond të jashtëzakonshëm.

Azemi: Mos, mos, mos. O zotni, milioneri po rrnon edhe pa ty.

Ramabaja: Ky është një manipulim në të cilin bjen edhe një kryesindikalist.

Azemi: Unë po të pyes ty, për cilin parti je ti?

Ramabaja: Për mua dihet publikisht.

Azemi: Me mua mundesh me folë vetëm si sindikalist.

Ramabaja: Ti po bjen në shtratin e milionerëve, kjo është fatkeqësia.

Azemi: Me pas qenë pjesë e partive politike, nuk udhëtoj në Podujevë sikur ti që ke blerë banesë në Prishtinë.

Ramabaja: Jo banesë, por kam shtëpi. Kam punu 14 vjet për atë. Është e dhimbshme sindikatat me u bë avokate të neoliberalëve në Kosovë.

Azemi: Mua, punëtorit, i vynë më hagër.

Ramabaja: Altoparlant i kujt je ti?