Kawa Group mobilizohet për t’ju ndihmuar të prekurve nga tërmeti

E publikuar: 26/11/2019 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kawa Group mobilizohet Pas tërmetit që goditi Shqipërinë, Kawa Group u mobilizua për t’ju ofruar ndihmë personave të prekur nga tërmeti.

Përmes një shkrimi në Facebook kjo kopmani ka shprehur ngushëllime për gjithë viktimat dhe familjet e tyre, kurse të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

“Lajmi për tërmetin në Shqipëri na tronditi, kështu që shpejt u mobilizuam që të ofrojmë një ndihmë modeste drejt familjeve që tashmë janë pa kulm mbi kokë. Ushqim kalorik dhe i konservuar, ujë, pije dhe batanije u bënë gati nga ne për motrat dhe vëllezërit nga Shqipëria”.