Ekonomi

Kategoritë sociale “rrezikojnë” rritjen e normave tatimore

29.06.2016 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Ngarkesa që po i bëhet buxhetit të Republikës së Kosovës nga skemat e shumta sociale mund ndikojë në rritjen e normave tatimore, vlerësojnë përfaqësues të bizneseve në Kosovë.

Ata thonë se buxheti i vendit po përballet me një presion të madh dhe se ndryshimet në normat tatimore do të jenë të pashmangshme.

Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e pleqërisë dhe kontribut-dhënëse, pastaj pensionet e personave me aftësi të kufizuara, pensionet e Trepçës dhe së fundi janë edhe beneficionet për veteranët e luftës, si dhe disa kategori tjera sociale.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se shpenzimet e mëdha të buxhetit për kategoritë sociale do ta bartin pasoja tjera në ekonominë e Kosovës.

“Barra e buxhetit për të mbuluar skema të ndryshme sociale mund të përkeqësojë në një të ardhme të afërt skemën tonë tatimore, mund të ndikojë në rritjen e normave tatimore, pasi që buxheti tash përballet me një presion të madh në aspektin shpenzimeve për këto kategori. Ato të hyra duhet të mblidhen brenda Kosovës dhe nuk mund të llogarisim më në mbështetjen e organizatave donatore, siç ka qenë rasti në periudhën emergjente të pas luftës, apo gjatë konsolidimit të institucioneve të vendit, dhe pas shpalljes së pavarësisë”, thekson Zeka.

Ndryshimet eventuale në sistemin tatimor, duke përfshirë këtu rritjen e normës tatimore në të ardhura në korporata, normat tatimore në të ardhura personale, si dhe norma tjera tatimore, sipas Zekës, do të kenë ndikime negative tek investimet e brendshme.

“Do të kërkoj nga autoritetet e Kosovës që të ishin më të kujdesshme me kërkesat e tyre dhe të kenë në mendje interesin e përgjithshëm, që është stabiliteti mikrofinanciar, pa rrezikuar mirëqenien e shtetit dhe pa rritur presionin, që rrjedhimisht do të përballeshim me përkeqësim të normave tatimore”, thotë Zeka.

Nga 1 miliard e 680 milionë euro nga buxheti i Republikës së Kosovës, në vit, ndahen mbi 350 milionë euro për personat të cilët hyjnë në skemën e kategorive sociale.

Kjo shumë është vlerësuar të jetë një barrë e madhe për buxhetin e shtetit edhe nga vetë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Këta të fundit, ndërkohë, kishin deklaruar se shpenzimet e madha të buxhetit të shtetit për të mbuluar skemat sociale, veçanërisht të beneficioneve të lidhura me luftën, po i minojnë përpjekjet e autoriteteve për ta ruajtur qëndrueshmërinë fiskale.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës thuhet të ketë filluar të ndërmarrë hapa konkret për zbutjen e barrës së buxhetit që po i bëhet nga kategoritë sociale.

Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj, kishte treguar për Radion Evropa e Lirë se janë duke shqyrtuar mundësitë e punësimit për disa prej personave që hyjnë në këto kategori.

“Ne konsiderojmë që kjo shumë është e madhe, dhe ne po mundohemi që të bëjmë politika që në të ardhmen kjo shumë të ulet pak dhe shumica e këtyre personave të punësohen dhe të kenë benefite nga anët tjera. Disa prej personave që hyjnë në kategoritë sociale kanë mundësi të punojnë. Ne po mundohemi që këta persona t’i aftësojmë, që të jenë të gatshëm për tregun e punës”, ka thënë Hajzeraj.

Ndryshe, në Kosovë janë të regjistruara 25 mijë familje me mbi 100 mijë anëtarë, që marrin asistencë sociale. Veteranë të luftës së fundit në Kosovë, sipas Qeverisë së Kosovës, janë 46,230 persona, transmeton rel.

Po ashtu, janë afër 100 mijë pensionistë të moshës që marrin pension, mbi 1,000 ish-punëtorë të Trepçës të cilët marrin pensione, qoftë edhe të parakohshme, dhe një numër i konsideruar i kategorive tjera.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës