Vlora Dumoshi, kandidatja më e votuar e LDK-së, në Prishtinë

E publikuar: 23/10/2017 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas numërimit të votave për kandidatët për kryetar të komunave, në Qendrën e Numërimit të KQZ-së ka nisur edhe numërimi i kandidatëve për Asamble komunale.

Sipas të dhënave preliminare, në Prishtinë, nga kandidatët e LDK-së prinë Vlora Dumoshi. Ajo vetëm në një qendër të votimit në Prishtinë, në Degën e II-të ka marrë mbi 500 vota.

Qytetarët e Prishtinës e kanë shpërblyer me votë Vlora Dumoshin për punën e saj gjatë mandatit qeverisës në Prishtinë kur drejtoi me sukses Drejtorinë e Kulturës.