Kandidati për kryetar komune Besim Hoti u takua më banorët e fshatit Siqevë

E publikuar: 02/10/2017 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryetar komune në Klinë, z. Besim Hoti, i shoqëruar nga kryetari i degës së LDK-së Fadil Gashi, anëtarë të kryesisë dhe kandidatë për anëtarë të Kuvendit Komunal në Klinë, u takuan më banorët e Siqevës, shkruan infosot.

Në këtë takim kandidati për kryetar komune në Klinë nga radhët e LDK-së, Besim Hoti fillimisht përmendi dështimet e kryetarit në ikje Sokol Bashota, duke filluar nga problemi ujit të pijshëm në qytetin e Klinës por edhe në shumicën e fshatrave të kësaj komune, bllokimi i rrugëve më punimet në sheshin e qytetit, projektet e kryera nga ekzekutivi komunal më cilësi të dobët dhe gjysmake, shpenzimet e tepruara për dreka zyrtare, shpenzimet e tepruara me derivate të automjeteve të Komunës, gjobat e shqiptuara nga Gjykata për Komunën e Klinës, e të tjera.

Hoti ndër të tjerash u shpreh krenar që sot gjendët në vendlindjen e themeltarit të LDK-së në Klinë, ish kryetarit të degës së LDK-së dhe kryetarit të Komunës së Klinës, Ismet Rracit.

Në fjalën e tij Hoti përmendi edhe projektet në të cilat do të investoj LDK në periudhën katërvjeçare 2017-2021 në fshatin Siqevë. Takimi vazhdoj me bashkëbisedë për shumë çështje të cilat i preokupojnë banorët e fshatit Siqevë.