Kamberi tallet me Radojçiq: Edhe Rambo kishte nevojë për ndihmë logjistike, Radojçiq thotë se çdo gjë e bën vetë

E publikuar: 29/09/2023 20:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqip Kamberi, ka reaguar lidhur me letrën e sotme të Milan Radojcic ku pranon pjesëmarrjen në aksionin terrorist të 24 shtatorit.

Kamberi thotë se edhe Rambo, në dy filmat e tij ka pasur nevojë për ndihmë logjistike, në ndërkohë që Radojiçiq thotë se e bën çdo gjë vetë.

“Edhe John Rambo kishte nevojë për ndihmë logjistike në Vietnam (Rambo II) dhe Afganistan (Rambo III). Radojçiq thotë se çdo gjë e bën vetë”, ka shkruar Kamberi.