“Kam me të gjetë ku je e ku s’je” – flet gruaja e rrahur nga burri (Video)

E publikuar: 26/10/2021 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrahjeve iu iku duke u larguar nga shtëpia, por kërcënimet thotë se i erdhën pas.

M.N nga Gjakova cila para pesë ditësh u raportua e zhdukur bashkë me 5 fëmijët e saj, thotë se iku nga shtëpia për t’iu shmangur dhunës nga burri.

“Ka me të gjetë ku je e ku s’je dhe ki me pa se ku ki me përfundu”, citon ti ketë thënë ai.

Në kushte anonimiteti për Klan Kosova thotë se ajo është kërcënuar nga burri edhe me armë, por i njëjti i mohon këto akuza.

Ai thotë se asnjëherë nuk ka ushtruar dhunë.