Kalludra ia Pranon Kurtit Kundërshtimin e Demarkacionit si ‘Rrethanë Lehtësuese’

E publikuar: 05/03/2018 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Motivi se po i kontribuojnë interesit të përgjithshëm iu numërua Albin Kurtit dhe tre deputetëve tjerë të VV-së si rrethanë lehtësuese në marrjen e aktgjykimit.

Më 3 janar të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me burgim me kusht katër deputetë të Vetëvendosjes.

Deputetët Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu u dënuan me kusht për akuzat e prokurorisë për hedhjen e gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës, me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e zi dhe Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, raporton KALLXO.com.

Kurti mori dënim unik me burgim me kusht prej 1 vjet e 6 muaj. Dënimin e njëjtë si ky i fundit e mori edhe Kadaj- Bujupi, e cila në kohën e hedhejes së gazit lotjsllës në sallë të Kuvendit ka qenë deputete e AAK-së.

Dënim me kusht më i ulët u shqiptuar ndaj Albulena Haxhiut dhe atë tre muaj më pak, pra 1 vjet e tre muaj, ndërsa Topalli u dënua me një muaj më pak se Haxhiu.

Dënimi është me kusht me periudhë verifikimi 2-vjeçare.

Mirëpo, tash pas më tepër se dy muajve, Gjykata ka përpiluar aktgjykimin përmes të cilit është dhënë arsyetimi mbi dënimin e shqiptuar./kallxo.com/