Kadri Veseli: Qytetarët treguan besim të palëkundur për PDK’në

E publikuar: 22/10/2017 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka komentuar rezultatet e para të dhëna kryesisht nga exit- polli.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se edhe një herë e treguan besimin ndaj PDK-së.

“Qytetarët treguan, edhe një herë, besimin e palëkundur që kanë për Partinë Demokratike të Kosovës. Ju falënderoj nga zemra të gjithëve për votëbesimin tuaj. Bashkë, si gjithmonë, jemi forcë e ndryshimit”, ka shkruar Veseli.